Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Pep Guardiola flet pas fitores: Ky m** trofeu, ishte e shkruar në yje që do e fitonim ne

Pep Guardiola flet pas fitores: Ky m** trofeu, ishte e shkruar në yje që do e fitonim ne

08:50, 11/06/2023

Manchester City u shpall kampion i Europës duke mundur në finale Interin me rezultatin 1-0.

Pas ndeshjes, Pep Guardiola nuk i fshehu emocionet duke thënë se ky titull ishte më se i merituar.

“Ky m** trofeu është shumë i vështirë për t'u fituar. Këtë sezon ishte e shkruar në yje që do e fitonim ne dhe e fituam. Këto finale janë si një monedhë. Ose ti je shumë më i fortë se rivali, por nuk ishte ky rasti kur luan kundër Interit. Ne mund të kishim dalë barazim dhe të shkonim në shtesë, mund të humbnim ose nëse Foden realizonte golin e dytë, do të fitonim më rehat.

Në ndeshjet e mëparshme kemi qenë katastrofë dhe kemi fituar, sot ishim fantastik dhe mund të kishim humbur. Urime për Interin, e imagjinoj se çfarë po ndjejnë ata sepse ne e ndjemë po njësoj dy vite më parë. Interi është ekipi i dytë më i fortë në Europë dhe kur je i dyti më i fortë në Europë, nuk është pak”, tha Guardiola pas fitores së Champions League.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco