Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Nuk kishte fund festa e çmendur e lojtarëve të Cityt: Grealish me birrë dhe një këngë kushtuar heroit

Nuk kishte fund festa e çmendur e lojtarëve të Cityt: Grealish me birrë dhe një këngë kushtuar heroit

08:44, 11/06/2023

Pasi lojtarët e Manchester City fituan Champions League për herë të parë në historinë e klubit, në dhomat e zhveshjes u zhvillua një festë e madhe dhe e merituar.

Me një gol të mesfushorit spanjoll Rodrigo, Manchester City mposhti mbrëmë Interin në finalen e Stambollit dhe kështu u bë vetëm klubi i dytë anglez që fiton “tripleten”, kurorën e trefishtë me tre trofetë më të mëdhenj në sezon.

Mbrëmjen e djeshme, lojtarët e Cityt i shtuan Premierligës dhe FA Cup trofeun më të rëndësishëm, titullin e Kampionit të Europës. Pas fitores ndaj Interit, pati një festë të merituar.

Fillimisht qytetarët kanë festuar në fushën e Ataturk Arenës, e më pas festa ka kaluar në dhomat e zhveshjes.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe një herë Jack Grealish, një anësor i madh, i cili me ardhjen nga Aston Villa te Manchester City, arriti të bëjë atë që e ndryshoi klubin, që është fitimi i trofeve.

Gjithmonë interesant jashtë fushës, Grealish festoi egërsisht, këndoi dhe filmoi veten, dhe në qendër të vëmendjes, natyrisht, ishte birra.

Djali i Phil Fodenit, i cili është gjithmonë i mirëpritur në dhomat e zhveshjes dhe të cilin e bartnin lojtarët e Qytetarëve, si të ishte trofe, ka festuar bashkë me lojtarët e Cityt.

Dhoma e zhveshjes i këndoi heroit të fitores, Rodri, hitin e famshëm "Të çliruar nga dëshira", i cili në këtë rast mori emrin "Rodri's on fire". Në bashkëngjitje shikoni si ka qenë në festën e Qytetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco