Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Manchester City fiton për herë të parë Champions Leaguen, Interi pa fat në finale

Manchester City fiton për herë të parë Champions Leaguen, Interi pa fat në finale

22:55, 10/06/2023

Në stadiumin “Ataturk” të Stambollit u luajt finalja e Champions League ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit, shkruan Syri.net.

Manchester City fiton me rezultatin minimal 1-0, duke ngritur për herë të parë në historinë e klubit trofeun e Championsit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 68-të u zhbllokua rezultati.

Bernardo Silva kthen një top në zonë aty ku Rodri gjendet në vendin e duhur, gjuan saktë, duke mposhtur Onanën.) June 10, 2023

 

 

Interi u përpoq me të gjitha forcat në minutat e mbetura për të barazuar, madje kishte një rast të artë me Lukakun, por gjuajtja e tij me kokë nga fare pranë u prit mrekullisht nga portieri i Cityt.

Kësisoj, deri në fund rezultati 1-0 nuk ndryshoi dhe Manchester City fiton Champion Leaguen e sezonit 2022-2023.    

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco