Largimi i Spallettit, titullari i Napolit: S’e morëm vesh çfarë ndodhi, humbëm një trajner të madh

Largimi i Spallettit, titullari i Napolit: S’e morëm vesh çfarë ndodhi, humbëm një trajner të madh

17:54, 09/06/2023

Frank Anguissa ishte një ndër surprizat e bukura të Napolit kampion.

Drejtuesit investuan 16 milionë euro për mesfushorin e kombëtares së Kamerunit gjatë merkatos së verës së kaluar.

27-vjeçari, i cili kaloi edhe gjysmën e parë të sezonit 2021-2022 me Napolin, u përshtat shumë mirë me futbollin italian dhe skemat e Luciano Spallettit, duke dhënë kontributin e tij në rikthimin e skuadrës te titulli kampion.

Por, largimi i trajnerit e ka pezmatuar. “Jam shumë i lumtur për veten dhe tifozët. E super merituam fitimin e titullit. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Falënderoj tifozët dhe familjen time, që më ka mbështetur pafund.

Spalletti? Jam i trishtuar. Kemi humbur një njeri dhe trajner të madh. Ai është një person shumë i mirë, kujdesej për lojtarët, bisedonte shumë me ne. Kishte një karakter të bukur.

Askush nuk e mori vesh se çfarë ndodhi, por duhet ta respektojmë vendimin e tij. Gjithsesi, ajo që ai bëri me Napolin nuk harrohet kurrë”, deklaroi mesfushori afrikan.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco