Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Georgina mohon ndarjen dhe paralajmëron dasmën me Ronaldon

Georgina mohon ndarjen dhe paralajmëron dasmën me Ronaldon

16:08, 09/06/2023

Të mërkurën më 7 qershor, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u kthyen në Madrid për të prezantuar biznesin e ri të yllit portugez. Projekti i tij i ri i biznesit është një markë uji mineral alkalik dhe antioksidant, i quajtur Ursu9. Cristiano dhe Georgina u panë bashkë në event, pavarësisht thashethemeve për një krizë dhe madje edhe për një ndarje. E dashura e tij ka qenë në çdo moment pranë tij, por emisioni Mediaset ka dashur të hetojë këtë çështje, ndaj gazetarja Leticia Requejo iu afrua çiftit për të sqaruar situatën e tyre.

Pas prezantimit të ujit të ri mineral, ata mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën nuk donin të bënin deklarata personale, por pasi mbaroi, gazetarja e programit Telecinco mundi të bisedonte me Georginën dhe e pyeti për thashethemet.

“Sigurisht që jo”, iu përgjigj troç ajo, madje pak e inatosur nga pyetjet e vazhdueshme për këtë temë.

Por nuk u ndal me kaq. Georgina më pas u pyet për mundësinë e një dasme:

“Sigurisht”, tha Georgina, gjë që e konfirmoi edhe Cristiano, i cili i qëndronte pranë, duke theksuar: “Një ditë me siguri”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco