Manchester City-Inter, formacionet e mundshme të finales së Champions League

Manchester City-Inter, formacionet e mundshme të finales së Champions League

15:51, 09/06/2023

Nesër lojtarët e Interit dhe Manchester Cityt i pret ndeshja më e madhe e sezonit, në të cilën do të garojnë për titullin e kampionit të Evropës dhe Sky Italia prezanton një projeksion të formacioneve startuese të këtyre skuadrave.

Tifozët në Shqipëri mund të gëzohen të gëzohen sadopak pasi mesfushori shqiptar Kristjan Asllani do të jetë pjesë e kësaj finaleje madhështore.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, skuadrat nuk do të kenë ndryshime nga gjysmëfinalet e luajtura. I vetmi ndryshim është tek skuadra e Interit, teksa trajneri Simone Inzaghi, i detyruar nga dëmtimi i Mkhitarian do të hedhë në fushë Brozovic.

Formacionet startuese të këtyre skuadrave duhet të duken kështu, sipas parashikimeve të Sky Italia:

Inter : Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko.

Manchester City : Ederson, Walker, Stones, Dias, Akanji, Rodri, Bernardo Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish, Haaland.

Zikaltërit dhe Qytetarët do të përballen në stadiumin Ataturk dhe ndeshja do të fillojë në orën 21:00. Gjyqtari polak Szymon Marciniak do të vendosë drejtësinë në këtë ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco