Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Duke kënduar në shoqërinë e miqve, Cristiano Ronaldo shfaqet siç nuk e keni parë kurrë më parë

Duke kënduar në shoqërinë e miqve, Cristiano Ronaldo shfaqet siç nuk e keni parë kurrë më parë

13:12, 09/06/2023

Në internet është shfaqur një video që tregon futbollistin portugez Cristiano Ronaldo duke kënduar dhe thuhet se është kënga e tij e preferuar e realizuar nga një bashkëkombas i quajtur Nininho Vaz Maia.

Video është bërë në shtator 2022 dhe në të, së bashku me Ronaldon dhe këngëtarin Nininho, mund të shihni Georgina Rodríguez, si dhe Diogo Dalot, bashkëlojtarin e Ronaldos te Manchester United në atë kohë.

 

@cristiano77reactions Ronaldo sings his favorite song #football #cr7 #siuuuu #ronaldo #fyp ♬ nhạc nền - Ronaldo Fan✅

 

Në foton që ky këngëtar ka postuar në profilin e tij në Instagram pas festës, ka shkruar për natën që ka kaluar me Ronaldon.

“Çfarë nate e thjeshtë dhe e bukur”, ka shkruar Nininho Vaz Maia.

 

 

Në videon që po qarkullon në internet, shihet një Cristiano Ronaldo shumë i emocionuar duke kënduar këngën “E Agora”, që do të thotë “Dhe tani”, dhe në një moment ka kënduar edhe a cappella, pra duke kënduar pa shoqërim instrumental.

Ronaldo ishte lojtar i Manchester United në kohën kur u realizua kjo video, por para Kupës së Botës në Katar, ai u largua nga radhët e Djajve të Kuq dhe vazhdoi karrierën në Arabinë Saudite.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco