Mazrekaj merr vendimin për të ardhmen, firmos me kampionët

Mazrekaj merr vendimin për të ardhmen, firmos me kampionët

13:20, 08/06/2023

Mentor Mazrekaj ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Laçit në sezonin që u mbyll, por 34-vjeçari ka vendosur që të largohet nga kampionati shqiptar. SuperSport mëson se sulmuesi i majtë do të jetë pjesë e Strugës, skuadër e cila fitoi titullin kampion këtë edicion në Maqedoninë e Veriut.

Futbollisti dardan ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Strugës për të nënshkruar për një vit, teksa pritet që të premten të bëhet zyrtarizimi. Ai do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro pasi të firmosë kontratën me klubin shqiptar.

Tekniku kryeqytetas, e njeh mjaft mirë Mazrekajn, pasi e ka patur në skuadër në kohën kur ishte pjesë e Partizanit. Dhe ishte pikërisht Duro që e bindi të transferohej te Laçi, ndonëse lojtari ofensiv ishte larguar nga futbolli.

Mazrekaj pritet ta ndihmojë skuadrën në Kupat e Europës me eksperiencën e tij. Me Strugën që do të nisë rrugëtimin e saj në turin e parë të kualifikueseve të Champions League.

Gjatë këtij edicioni, Mazrekaj është aktivizuar në 34 ndeshje, prej të cilave 29 si titullar, duke shënuar dhe 3 gola. Këtë sezon mbajti dhe shiritin e kapitenit tek Laçi, skuadër ku luajti 3 sezonet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco