Di Maria largohet nga Juventusi pas vetëm një sezoni: Ka ardhur fundi i një periudhe të ndërlikuar

Di Maria largohet nga Juventusi pas vetëm një sezoni: Ka ardhur fundi i një periudhe të ndërlikuar

09:40, 07/06/2023

Futbollisti argjentinas Angel Di Maria ka postuar një mesazh lamtumire në profilin e tij në Instagram dhe ka njoftuar se po largohet nga Juventusi pas vetëm një viti në këtë klub.

Anësori argjentinas  iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga PSG sezonin e kaluar si lojtar i lirë, por edhe pse pritej të ishte një përforcim i madh për këtë skuadër, ai nuk ia doli të bënte diçka më tepër te Juventusi dhe shënoi tetë gola dhe dhuroi shtatë asiste në 40 takime të luajtura.

"Kam ardhur në fund të një periudhe të vështirë dhe të komplikuar. Po largohem dhe jam i sigurt që kam bërë më të mirën. Nuk arritëm të fitonim tituj dhe kjo më lë një shije të hidhur ", ka shkruar Di Maria dhe vazhdoi:

“Faleminderit të gjithë shokëve të skuadrës për dashurinë që më treguan që nga dita e parë, jam ndjerë gjithmonë si në shtëpinë time. Një përqafim i madh, do ta mbaj gjithmonë Juventusin në zemrën time”.

Di Maria e filloi karrierën e tij tek klubi argjentinas Rosario Central, për të cilin luajti nga viti 2005 deri në vitin 2007, pas së cilës luajti për Benfica-n për tre sezone. Më pas u transferua te Real Madridi, për të cilin luajti nga viti 2010 deri në vitin 2014 dhe më pas kaloi te Manchester United, ku qëndroi vetëm për një sezon.

Image

Për shkak të një konflikti me trajnerin Louis Van Gaal, ai u largua nga radhët e Djajve të Kuq dhe shkoi te PSG, ku luajti për shtatë sezone dhe më pas nënshkroi për Juventusin. Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren argjentinase në vitin 2008.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco