Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Futsall/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy miqësore me Malin e Zi në këto data

Futsall/ Kombëtarja shqiptare do të luajë dy miqësore me Malin e Zi në këto data

16:32, 06/06/2023

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Malin e Zi në muajin qershor.

Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF ka arritur një marrëveshje me Federatën Malazeze të Futbollit që këto ndeshje të zhvillohen në datat 13 dhe 14 qershor në Nikshiq, ndërsa skuadra do të grumbullohet që më datën 11 qershor në Mali të Zi për të nisur përgatitjet.

Trajneri i Kombëtares së Futsallit, Erind Resuli, po punon prej kohësh për zbulimin e lojtarëve të rinj për të rinovuar skuadrën para impenjimeve të ardhshme në kompeticione zyrtare.

Për këtë arsye rreth 80% e lojtarëve që do të ftohen për këto dy miqësore do të jenë të rinj dhe kjo është një mundësi për të përgatitur skuadrën për të ardhmen dhe për të integruar lojtarët e rinj gradualisht me ekipin.

Me Federatën Malazeze po diskutohet për të zhvilluar edhe miqësore të tjera në muajt në vazhdim, ndërkohë që po shikohen mundësitë për të marrë pjesë edhe në turne të tjerë ndërkombëtarë, që pritet të konfirmohen në javët në vazhdim.

Stafi teknik synon që nga këto miqësore të zbulohen sa më shumë elementë të rinj, që mund të jenë të vlefshëm për Kombëtaren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco