Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Revolucioni në ‘Parc des Princes’ ka nisur: PSG shkarkon trajnerin Christophe Galtier

Revolucioni në ‘Parc des Princes’ ka nisur: PSG shkarkon trajnerin Christophe Galtier

15:48, 06/06/2023

Drejtuesit e Paris Saint-Germainit i kanë dorëzuar sot dorëheqjen trajnerit Christophe Galtier (56) pas vetëm një viti bashkëpunim, mëson gazeta e respektuar Le Parisien.

Domethënë, drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, e ka njoftuar trajnerin aktual për shkarkimin dhe vendin e tij me shumë gjasa do ta zërë Julian Nagelsmann (35).

Tashmë gjermani ka hyrë në negociatat përfundimtare me pronarët e klubit francez, pasi është i lirë që nga fundi i marsit pas ndarjes me Bayern Munich.

Galtier mbërriti në Parc des Princes më 5 korrik të vitit të kaluar nga Nice, dhe më parë udhëhoqi Lille drejt titullit në Francë në 2021.

Ai u fajësua për dështimin në Champions League, pasi parisienët u eliminuan në 1/16 nga Bayern.

Edhe pse fituan titullin kampion francez, është pak për një skuadër që kap vlerën e gati 900 milionë eurove dhe në të cilën gjatë këtij sezoni të sapombyllur luanin yje si Messi, Neymar dhe Mbappe.

Meqë ra fjala, në pjesën e dytë të sezonit, Galtier humbi mbështetjen e dhomës së zhveshjes, ai nuk kishte asnjë ndikim te lojtarët, kështu që ndarja ishte e vetmja zgjidhje logjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco