Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Botërori i minifutbollit, Shqipëria ngec ndaj Moldavisë

Botërori i minifutbollit, Shqipëria ngec ndaj Moldavisë

20:48, 05/06/2023

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit ka ngecur edhe në takimin e dytë të Grupit F në Botërorin që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë, atë ndaj Moldavisë.

Skuadra “kuqezi” ishte e para që gjeti rrugën drejt rrjetës, me Reçin që zhbllokoi sfidën në minutën e 14’ dhe kaloi Shqipërinë në avantazh.

Megjithatë ky avantazh zgjati deri në minutën e 40’, me Moldavinë që gjeti barazimin falë Plamadeala.

Shqipëria e minifutbollit nuk ia del të gjejë triumfin, ndërsa në ndeshjen e parë që u luajt të dielën u mund me rezultatin 1-0 nga Portugalia.

Vlen për t’u theksuar se të shumtë ishin mbështetësit e skuadrës kuqezi që ndoqën nga afër këtë përballje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco