Drejt finales së Champions me mendjen te gjyshi, Lukaku përlotet: Ia dola!

Drejt finales së Champions me mendjen te gjyshi, Lukaku përlotet: Ia dola!

18:39, 05/06/2023

Romelu Lukaku do të shkelë në stadiumin e Stambollit këtë fundjavë me mendjen e qartë për të shënuar gol dhe për të çuar përsëri sytë lart nga qielli.

Mesazhi, si gjithmonë, është për gjyshin e tij, i cili u nda nga jeta kur ishte 12-vjeçar, katër vite para se të bëhej futbollist profesionist.

“Asokohe i premtova se do të kujdesesha për nënën time, isha 12 dhe e bëra një gjë të tillë. Ndaj gjithmonë kur unë shoh mamanë time në tribunë, shoh drejt tij pas çdo goli dhe them se ia dola”, tha Lukaku i përlotur në një intervistë që ka dhënë për “CNN”, duke bërë shenjë lart nga qielli.

Lukaku ka folur për të kaluarën e tij dhe rrugëtimin e vështirë në jetë, por edhe emocionet e finales së Ligës së Kampioneve ku Interi i tij do të përballet me Manchester Cityn.

Ai e cilësoi “një bandë vëllezërish” skuadrën aktuale të Interit, duke kujtuar se si grupi u formua gjatë periudhës së COVID pasi të gjithë rrinin bashkë.

Një lidhje e ngjashme me atë të Interit të “triplete”, siç shpjegoi lojtari.

“Shumë futbollistë nga ai grup i 2010 vijnë dhe shohin ndeshjet tona dhe ndjejnë të njëjtën gjë”, theksoi sulmuesi.

“Finalja do të jetë diçka e bukur, duke luajtur ndoshta kundër skuadrës më të mirë në botë. Unë thjesht dua ta shijoj, të mos kem trysni. Vetëm të shijoj momentin, të shijoj gjithçka, të shkoj atje dhe të kemi rezultatin më të mirë të mundshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco