‘Kampione në karate’, 12-vjeçarja nga Lushnja i sjell Shqipërisë medalje ari

‘Kampione në karate’, 12-vjeçarja nga Lushnja i sjell Shqipërisë medalje ari

18:24, 05/06/2023

Amanda Dedej është sportistja 12-vjeçare që ka arritur të marrë medalje ari në Ballkaniadën e 27-të të karatesë për fëmijë që u zhvillua në Tivar të Malit të Zi,

Sportistja nga Dushku i Lushnjës ka arritur të mposhtë kundërshtarët për kategorinë nën 50 kilogramë duke bërë krenarë ata që e shoqëronin e duke ngritur lart ngjyrat kuq e zi.

Vetë Amanda shprehet se sekreti i suksesit të saj qëndron te puna dhe pasioni për këtë sport.

“E kam nisur që 4 vjeç dhe kam 8 vite që merrem e ushtroj këtë sport. E kam pasion dhe është shumë sport i bukur”, u shpreh 12-vjeçarja.

Një gëzim i dyfishtë ky sukses ka qenë dhe për babain e Amandës i cili është njëkohësisht trajner i ekipit kombëtar.

Sipas tij rezultati i arritur dhe ecuria gjatë ndeshjeve të zhvilluara dëshmojnë se Amanda ka potencialin për arritje të tjera në këtë sport.

Në Ballkaniadën e Karatesë morën pjesë gjithsej 1345 sportistë, ndërsa Shqipëria u përfaqësua me 15 sportistë, 12 djem dhe 3 vajza.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco