Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rival me Cristiano Ronaldon, Benzema nënshkruan me klubin arab

Rival me Cristiano Ronaldon, Benzema nënshkruan me klubin arab

12:58, 05/06/2023

Sulmuesi francez, Karim Benzema, luajti ndeshjen e tij të fundit për “Los Blancos” të dielën në mbrëmje, duke shënuar me 11-metërsh në ndeshjen e barazuar 1-1 me Athletic Bilbaon në “Santiago Bernabeu”.

Ai tashmë e ka zgjedhur “shtëpinë” e tij të re.

Sipas Fabrizio Romanos, Benzema do të nënshkruajë për skuadrën e Arabisë Saudite, Al Ittihad (kampionia e saposhpallur e Ligës Profesionale në Arabinë Sadite), duke konfirmuar zërat që u shfaqën për herë të parë javën e kaluar.

Romano sqaron se marrëveshja do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025, me opsion edhe për një vit të tretë. Benzema thuhet se do të fitojë 200 milionë euro në dy vitet e para.

Francezi i jep fund një karriere të jashtëzakonshme në nivelin elitar, duke lënë një trashëgimi të madhe në “Santiago Bernabeu”.

Benzema largohet nga Madridisi si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit “merengues”, pas Cristiano Ronaldos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco