Botërori i minifutbollit/ Shqipëria pa fat, e pëson në fund nga Portugalia

Botërori i minifutbollit/ Shqipëria pa fat, e pëson në fund nga Portugalia

22:44, 04/06/2023

Kombëtarja e minifutbollit e Shqipërisë e nis me humbje aventurën e saj në Kupën e Botës, që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë, duke u mundur 1-0 nga Portugalia.

Skuadra kuqezi u mund minimalisht në përballjen e parë, teksa ishte e pafat.

Në një atmosferë elektrizuese, ku kishte me dhjetëra tifozë kuqezi, skuadra e trajnerit Sejko goditi dy herë shtyllën, ndërkohë që pati disa mundësi të mira për të shënuar.

Skuadra kuqezi u ndëshkua në pjesën e dytë në minutën e 36-të duke mos arritur më pas që të barazonte rezultatin.

Për t’u veçuar dhe një dron, i cili fluturoi mbi fushën ku zhvillohej ndeshja, teksa një flamur kuqezi u valëvit në minutën e 19-të.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë të grupit me Moldavinë të hënën në orën 19:00, ndërsa të mërkurën luan me Kolumbinë ndeshjen e tretë të grupit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco