Jo vetëm Asensio, Real Madrid njofton largimin e një tjetër sulmuesi

Jo vetëm Asensio, Real Madrid njofton largimin e një tjetër sulmuesi

20:04, 03/06/2023

 

Real Madridi njoftoi pak orë më parë se Marco Asensio do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Nuk është vetëm sulmuesi spanjoll ai që do të marrë valixhet, bëhet fjalë dhe për një sulmues tjetër të “los blanos”.

Duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, Mariano Diaz nuk do të jetë më pjesë e Real Madrid. Këtë e kanë bërë të ditur vetë 14 herë kampionët e Europës përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit në Twitter.

Kontrata e sulmuesit 29-vjeçar me Real Madrid skadon në fund të sezonit, por klubi spanjoll nuk është i bindur të vazhdojë më bashkëpunimin me të.

Këtë sezon me Real Madrid në të gjitha kompeticionet, Mariano Diaz regjistron 11 paraqitje, por asnjë gol të shënuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco