Fitore me përmbysje ndaj Wolfsburg, Barcelona siguron trofeun e dytë të Champions League

Fitore me përmbysje ndaj Wolfsburg, Barcelona siguron trofeun e dytë të Champions League

18:50, 03/06/2023

Skuadra e femrave të Barcelonës fiton trofeun e dytë të Champions League në histori.

Pas fitores me përmbysje me rezultatin 3-2 ndaj Wolfsburg në “Philips Stadium”, Barcelona është kampione e sezonit 2022-2023 të Champions League për femra.

Ishte Pajor ajo që zhbllokoi sfidën në minutën e 3’ dhe kaloi ekipin gjerman në avantazh, ndërsa në minutën e 37’ Popp realizoi golin e dytë për Wolfsburg, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-2.

Më pas një dygolësh i Guijarro në minutat e 48’ dhe 50’ i dha barazimin Barçës.

Sfida vijoi me barazimin 2-2 deri në minutën e 70’, kur Rolfo përmbysi gjithçka dhe i dhuroi triumfin dhe trofeun e Champions League ekipit të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco