Seria A, zbulohen 5 më të mirët e sezonit për çdo pozicion

Seria A, zbulohen 5 më të mirët e sezonit për çdo pozicion

18:31, 03/06/2023

Ditën e djeshme, Lega Serie A ka shpallur MVP-të e Serie A TIM 2022/2023.

Më i miri nën 23 vjeç, portieri, mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi do të marrin trofeun në fushë në ditën e fundit të kampionatit.

Renditjet janë hartuar duke marrë parasysh analizat e avancuara të Stats Perform, të krijuara duke u nisur nga të dhënat e gjurmimit të regjistruara me sistemin Hawk-Eye.

Sistemi i vlerësimit, i patentuar në vitin 2010 me K-Sport dhe i vërtetuar shkencërisht, merr në konsideratë jo vetëm të dhëna statistikore dhe aspekte teknike, por edhe të dhëna pozicionale.

Kjo bën të mundur analizimin e aspekteve thelbësore si lëvizja pa top dhe rrjedhimisht lëvizjet optimale, zgjedhjet e lojës, kontributi në efikasitetin teknik dhe fizik të ekipit, të cilat lejojnë një vlerësim objektiv dhe cilësor të performancës.

Për llogaritjen përfundimtare janë marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e luajtura në Serie A TIM (me përjashtim të javës së 38-të).

LOJTARËT MË TË MIRË TË SEZONIT:

MË I MIRI U23: Nicolo Fagioli (Juventus)

PORTIRI MË I MIRË: Ivan Provedel (Lazio)

MBROJTJA MË MIRË: Minjae Kim (Napoli)

MESFUSHORI MË I MIRË: NicolO Barella (Inter)

SULMUESI MË I MIRË: Victor Osimhen (Napoli)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco