Manchester City nuk ndalet në Angli, 'qytetarët' mposhtin United dhe shpallen kampionë të 'FA Cup'

Manchester City nuk ndalet në Angli, 'qytetarët' mposhtin United dhe shpallen kampionë të 'FA Cup'

18:00, 03/06/2023

 

Manchester City ka arritur të mposhtë Unitedin në finalen e FA Cup me rezultatin 2-1, duke marrë një trofe të çmuar që i bën të ëndërrojë tripletën. Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Ilkay Gundogan që shënoi dopietë përballë “djajve”, ndërsa për këta të fundit realizoi Bruno Fernandes

Manchester City bëri një nisje të takimit në mënyrë magjike duke gjetur rrjetën pas vetëm 13 sekondash nga starti. Ilkay Gundogan ndëshkoi “djajtë e kuq” me një predhë që nuk i dha asnjë zgjidhje portierit David De Gea.

Teksa pjesa e parë po fliste në favorin e “citizens”, një shans i artë erdhi për Manchester United që fituan një 11-metërsh. Këtë penallti arriti ta përkthejë në gol i përhershmi i këtyre rasteve, Bruno Fernandes.

Skuadrat nga Manchesteri shkuan në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë në ekuilibra 1-1. Fillimi i pjesës së dytë nga Manchester City ishte një fotokopje e asaj të parës, por kësaj radhe duke shënuar 5 minuta më vonë.

Falë një krosimi fantastik të Kevin De Bruyne nga një goditje dënimi, Ilkay Gundogan arriti të shënojë sërish një supergol në portën e portierit spanjoll, duke kaluar për të dytën herë skuadrën e Guardiolas në avantazh.

United u përpoq shumë për të gjetur golin e barazimit që do ta çonte këtë sfidë në kohën shtesë, por City arriti ta mbrojë rezultatin e tij. Derbi i Manchesterit u mbyll në shifrat 2-1 në favor të “citizens” që triumfuan në finalen e FA Cup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco