Derbi i Manchesterit për trofeun e FA CUP/ City-United, Guardiola dhe Ten Hag rreshtojnë titullarët

Derbi i Manchesterit për trofeun e FA CUP/ City-United, Guardiola dhe Ten Hag rreshtojnë titullarët

15:28, 03/06/2023

Kush nga Manchester City apo Manchester United do të ngrejë trofeun e FA Cup? Finalja e Kupës FA ofron një derbi të Manchesterit në Wembley.

 I kurorëzuar për herë të tretë radhazi kampion i Anglisë, City ëndërron një hat-trick të pabesueshëm me finalen e kupës këtë të shtunë dhe atë të Champions League kundër Interit (10 qershor). Përballë, United, skuadra e fundit që ka bërë hat-trick në Angli në vitin 1999, dëshiron të vërtetojë sezonin e saj të mirë (Coupe de la Ligue dhe vendin e 3-të në kampioant) me një trofe të dytë.

Asnjë surprizë në njëmbëdhjetëshen e Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll i ka besuar Ortegës në portë. Me një modul 3-2-4-1, Walker, Dias dhe Akanji do të formojnë mbrojtjen ndërsa Stones dhe Rodri do të qëndrojnë para tyre. Përpara, Haaland mbështetet nga De Bruyne dhe Gundogan ndërsa Bernardo Silva dhe Grealish do të luajnë në anësore. Në anën e United, Erik Ten Hag duhet të përballet me shumë mungesa (Antony, Martial, Martinez, Sabitzer), por mund të llogarisë në Rashford përpara, i cili do të mbështetet nga Sancho dhe Bruno Fernandes. Pas, francezi Varane mban me Lindelof qendrën e mbrojtjes. Në mesfushë gjejmë treshen Casemiro, Eriksen dhe Fred.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco