Liverpool kryen transferimin ‘big’, lojtari i ri do të mbajë veshur fanellën me numër 10-të

Liverpool kryen transferimin ‘big’, lojtari i ri do të mbajë veshur fanellën me numër 10-të

13:48, 03/06/2023

Babai dhe agjenti i lojtarit argjentinas Alexis Mac Allister do të mbërrijë sot në Angli për të rënë diskutuar për kushtet përfundimtare për transferimin  mesfushorit argjentinas te skuadra e Liverpool-it, raporton Fabrizio Romano.

Gjithçka pritet të përfundojë javën e ardhshme dhe babai i tij do të jetë në Angli për t’i kryer të gjitha së shpejti”, ka shkruar Romano.

Pritet që Liverpool të paguajë nga 50 deri në 60 milionë euro për shërbimet e këtij futbollisti argjentinas dhe Mac Allister të mbajë fanellën me numrin 10, të veshur më parë nga Sadio Mane.

Është raportuar gjithashtu se Mac Allister mund të fitojë 150,000 £ në javë në Liverpool, dhe nuk ka dyshim se ai do të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Jurgen Klopp dhe është lloji i lojtarit që të kuqve i mungoi shumë sezonin e kaluar.

Mac Allister është një lojtar që e filloi karrierën e tij në radhët e Argentinos Juniors, dhe mbërriti në Brighton në vitin 2019. Ai luan në formë huazimi te Boca.

Argjentinasi luajti gjithsej 112 ndeshje për Brighton, duke shënuar 20 gola dhe duke dhuruar nëntë asistime. Me kombëtaren e Argjentinës, ai fitoi Kupën e Botës në Katar dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të Gauchos në atë kompeticion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco