Dramë në Francë, e godet ultrasi, futbollisti përfundon në spital

Dramë në Francë, e godet ultrasi, futbollisti përfundon në spital

23:02, 02/06/2023

Dramë në futbollin Francez. Ndeshja Bordeaux – Rodez, vendimtare për ngjitjen në Ligue 1, u ndërpre në pjesën e dytë për shkak të një sulmi të ultrasve vendas kundër lojtarit mik, Lucas Buades, autor i golit që zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të.

Image

Bordeaux nuk do të kishte shanse për t’u ngjitur me humbjen, nga ana tjetër, Rodez luftonte për të qëndruar në kategori.

Siç raportojnë “BeIn Sports France” dhe “RMC Sport”, një tifoz i Bordeaux e ka shtyrë sulmuesin Lucas Buades, i cili ka mbetur i shtrirë në tokë për shumë minuta të gjata, duke e detyruar arbitrin të ndërpresë ndeshjen ndeshjen. Gjithçka ka ndodhur teksa lojtari i Rodezit po festonte golin e tij pas portës së skuadrës vendëse.

Ultrasi arriti të kalonte forcat e sigurisë dhe shtyu Lucas Buades. Menjëherë u kërkua ndërhyrja e personelit mjekësor dhe sipas “Prime Video”, Buades është dërguar në spital. “BeIn Sports France” raporton se sulmuesi ka pësuar goditje në tru.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco