Roma-Sevilla/ Eksperti Mourinho sfidon ‘Mbretëreshën’ e Europa League

Roma-Sevilla/ Eksperti Mourinho sfidon ‘Mbretëreshën’ e Europa League

09:25, 31/05/2023

Si Sevilla, ashtu edhe Roma, kanë pësuar dëmtime kyçe përpara finales së Ligës së Evropës.

Të dyja skuadrat do të përballen sonte në Budapest, në të parën nga tri finalet e UEFA-s (Kupave të Europës) së këtij edicioni.

Gjashtë herë fituesit e këtij kompeticioni, Sevilla, ka udhëtuar në Hungari me skuadrën e plotë, megjithëse mbrojtësi i majtë, fitues i Kupës së Botës me Argjentinën, Marcos Acuna, është pezulluar pas kartonit të kuq në kohën shtesë, në fitoren e gjysmëfinales së dytë ndaj Juventusit, në fillim të këtij muaji.

Me Acuna jashtë, i huazuari i Manchester United, Alex Telles, duket opsioni më i mundshëm për të luajtur direkt në krahun e majtë, pasi trajneri i Sevilla, Jose Luis Mendilibar përballet me disa zgjedhje interesante të formacionit diku tjetër.

Mbrojtësit e ri Marcao dhe Tanguy Nianzou janë të disponueshëm, pas disa javësh jashtë, megjithëse të dy duket se duhet të mjaftohen sonte me vendet në stolin e rezervave. Po kështu mesfushori spanjoll Joan Jordan, i huazuari i Marseille, Pape Gueye dhe anësori i Meksikës, Tecatito, janë të padisponueshëm për finalen e “Europa League”.

Suso dhe Erik Lamela do të shtyjnë që të dy për të startuar, pas golit nga stoli në fitoren emocionuese të gjysmëfinales së kthimit kundër Juventusit. Për Romën, ish-mbrojtësi i Anglisë, Chris Smalling është i aftë të luajë pas një problemi në ijë. Ai pritet të rreshtohet në qendër të mbrojtjes.

Paulo Dybala do të shpresojë të luajë një pjesë loje mes problemeve të kaviljes së këmbës, ndërsa mbrojtësit Marash Kumbulla dhe Rick Karsdorp janë të dy të dëmtuar dhe të pamundur për të dhënë kontributin e tyre në këtë finale.

Formacionet e mundshme:

Sevilla: Bounou, Navas, Bade, Gudelj, Telles, Fernando, Rakitic, Ocampos, Torres, Gil, En-Nesyri

Roma: Rui Patricio, Mancini, Smalling, Ibanez, Spinazzola, Cristante, Matic, Celik, Bove, Pellegrini, Abraham

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco