Përmbysje e çmendur e Cagliarit, nga 0-2 në 3-2 ndaj Parma-s: Luvumbo heroi i mbrëmjes

Përmbysje e çmendur e Cagliarit, nga 0-2 në 3-2 ndaj Parma-s: Luvumbo heroi i mbrëmjes

22:54, 30/05/2023

Ndeshje e çmendur mes Cagliarit dhe Parmës.

Cagliari triumfoi me përmbysje 3-2 ndaj skuadrës së Parmas, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të play-off-it të Serisë B.

Ekipi nga sardenja po humbiste me dy gola përballë verdhebluve, të cilët e nisën shumë fort sfidë. Para kaloi në avantazh pas 11 minutash lojë me Benedyczak. Pak para gjysmë ore lojë, Parma dyfishoi rezultatin me Sohmit. Në pjesën e dytë Ranieri ndryshoi letrat në tavolinë dhe hodhi në fushë Luvumbo dhe Deiola në vend të Pavolettit dhe Rog.

Dhe sulmuesi i lindur në vitin 2002, Luvumbo që ndryshoi lojën: Në minutën e 69-të rihapi lojën, në minutën e 86-të mori penalltinë më pas e shndërroi Lapadula në gol dhe 4 minuta më vonë shënoi golin e përmbysjes. Përfundon 3-2 për Cagliarin në fund të një ndeshjeje plot kthesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco