Dyshohet se ka importuar 1300 kilogramë kokainë, futbollisti holandez do të dalë të hënën para gjykatës

Dyshohet se ka importuar 1300 kilogramë kokainë, futbollisti holandez do të dalë të hënën para gjykatës

22:19, 30/05/2023

Futbollisti holandez Quincy Promes akuzohet se ka importuar 1300 kilogramë kokainë, për të cilën së shpejti do të dalë para gjykatës.

Mediat holandeze raportuan sot lajmin bombastik se një futbollist i Spartak Moskës do të dalë të hënën në seancën paraprake pasi dyshohet se është i përfshirë në trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Het Parool thekson se bëhet fjalë për dy ngarkesa prej 650 dhe 713 kilogramësh, të cilat u kapën në portin e Antwerpen në fund të janarit 2020, me vlerë rreth 80 milionë euro.

Avokati i tij Robert Malevichz refuzoi të komentojë mbi rastin dhe njoftoi se ai do ta bënte këtë të hënën.

Image

Kjo nuk është hera e parë që Promes arrestohet për shkelje të ligjit. Në dhjetor 2020, ai u arrestua me dyshimin se theri me thikë kushëririn e tij në një festë familjare.

Ai kaloi dy ditë në burg para se të lirohej.

Meqë ra fjala, Promes është ende aktiv dhe luan për Spartakun në nivelin më të lartë dhe këtë sezon ai shënoi 20 gola dhe dhuroi shtatë asistime në 26 ndeshje.

Promes ka bërë 50 paraqitje për kombëtaren holandeze dhe dikur ka qenë lojtari më i mirë i kësaj kombëtareje, ndërsa ka veshur fanellën e Sevillas në një nga periudhat më të dobëta të kësaj kombëtareje të famshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco