Fantastike, Milot Rashica feston titullin në Turqi me flamurin e Kosovës

Fantastike, Milot Rashica feston titullin në Turqi me flamurin e Kosovës

21:54, 30/05/2023

Skuadra e Galatasarayt u shpall për herë të 23-të kampione e Turqisë, pas fitores 1 me 4 ndaj Ankaragucu në javën e 36-të të Superligës së Turqisë.

Sulmuesi “Dardan”, Milot Rashica, i cili luajti për 79 minuta dhe regjistroi një asistim, pas ndeshjes u pa duke festuar me flamurin e Kosovës.

Milot Rashica, si futbollisti i parë kosovar që fiton një kompeticion të tillë zhvilloi 25 ndeshje me Galatasarayn në Superligë, shënoi katër gola dhe bëri gjashtë asiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco