Bundesliga/ Borussia apo Bayern? Jurgen Klopp zbulon të preferuain e tij për titullin kampion në Gjermani

Bundesliga/ Borussia apo Bayern? Jurgen Klopp zbulon të preferuain e tij për titullin kampion në Gjermani

13:04, 27/05/2023

Për herë të parë pas shumë vitesh, titulli kampion në Gjermani do të vendoset në javën e fundit të Bundesligas.

Bayern Munich, i cili ka në një seri mbresëlënëse prej 10 titujsh të fituar radhazi që nga viti 2013, do të duhet të fitojë kundër Këlnit këtë të shtunë (15:30), ndërsa shpreson për një hap fals nga Borussia Dortmund kundër Mainz. Një ngjarje në të cilën  padyshim nuk mund të mungonte edhe komenti i Jurgen Klopp. I pyetur për të preferuarin e tij në një konferencë për shtyp, ish-trajneri i Borussia-s tregoi se ai do të mbështes plotësisht Dortmundin.

“A do të shkoj ta shikoj? Sigurisht, nuk kam vdekur, jam gjallë. Jam pak nervoz të jem i sinqertë, pranoi menaxheri i Liverpool dhe më pas shtoi:  “Do të jem i lumtur nëse Dortmundi fiton kundër Mainz-it (Klopp luajti (1990-2001) pastaj drejtoi (2001-2008) Mainz-in). Nuk ka problem. Ka kaluar mjaft kohë. Mund ta imagjinoj që Bayern e sheh ndryshe, por nuk është kënaqësi nëse i njëjti ekip fiton kampionatin çdo herë. Dhe ne e dimë se Bayern do të kundërsulmojë sezonin e ardhshëm gjithsesi,” përfundoi Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco