Manchester United siguron Champions League, Liverpooli mbetet jashtë

Manchester United siguron Champions League, Liverpooli mbetet jashtë

23:03, 25/05/2023

Manchester United ka arritur një fitore të thellë 4-1 ndaj Chelseat, në ndeshjen e prapambetur nga java e 32-të në Premierligë.

Casemiro kaloi vendasit në epërsi në minutën e gjashtë, para se Martial të realizonte për 2-0 në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Bruno Fernandes shënoi për 3-0 nga penalltia në minutën e 73-të.

Pesë minuta më pas, Rashford realizoi për rezultatin 4-0.

Joao Felix shënoi për 4-1 në minutën e 89-të, që ishte goli i nderit për “Blutë” e Londrës.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 72 pikëve në vendin e tretë dhe e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Kësisoj, Liverpool mbetet jashtë zonës së Ligës së Kampionëve dhe do të garojë në Ligën e Evropës në sezonin tjetër.

Kurse, Chelsea mbetet në pozitën e 12-të me 43 pikë të grumbulluara dhe nuk do të luajë në garat evropiane edicionin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco