Lewandowski projektohet kapiten te Barça

Lewandowski projektohet kapiten te Barça

20:57, 25/05/2023

Robert Lewandowski është një nga lojtarët më të rëndësishëm, më të njohur dhe më të vlerësuar të Barçës në mbarë botën.

Por afrimi i tij nga Barcelona verën e kaluar nuk ishte pa polemika për shkak të moshës së tij.

Dy gjëra shkaktonin dyshime në kupolën drejtuese të klubit dhe të tifozëve: mosha 34 vjeç, çmimi me të cilin u mbyll nënshkrimi i tij nga Bayerni i Mynihut (45 milionë euro fikse plus pesë në variablat).

Por sulmuesi polak po tregon, me një paraqitje të jashtëzakonshme, se është në formë të shkëlqyer dhe se çdo qindarkë e hedhur për të ia ka vlejtur.

Sulmuesi “blaugrana” është (pavarësisht se është lojtari i dytë më i moshuar në ekip pas Buskets) futbollisti i Barcelonës që ka luajtur më shumë ndeshje si titullar në La Liga në këtë sezon (32) dhe lojtari që ka luajtur më shumë në çdo kompeticion, 42.

Dhe shifrat e golave të realizuar prej tij janë gjithashtu të mrekullueshme.

Leva është golashënuesi më i mirë i Barcelonës në këtë sezon me 33 gola, nga të cilët 23 në La Liga, 5 në Champions, 1 në Ligën e Europës, 2 në Kupën e Mbretit dhe 2 në Superkupën e Spanjës.

23 golat e tij në La Liga (nga 66 që ka shënuar Barça) kanë qenë thelbësore për arritjen e titullit: 9 nga golat e tij kanë shërbyer për të ndryshuar rezultatin.

Ish-sulmuesi i Bajernit është një nga futbollistët e Barcelonës që ka ende në lojë objektiva të rëndësishëm individualë në këto tri javë që i kanë mbetur për mbylljen e kampionatit.

Për momentin është golashënuesi më i mirë në Spanjë në garë me Karim Benzemanë.

Veç kësaj, me 23 golat (deri më tani) në La Liga ai po bën debutimin më të mirë në karrierë në sezonin e tij të parë në një klub!

Me Dortmundin shënoi 8 gola në sezonin e parë (2010-‘11); me Bayernin në sezonin e tij të parë, atë 2014-‘15 shënoi 17 gola.

Për më shumë akoma, Leva është bërë futbollisti i pestë që shënon të paktën 30 gola me Barçën në vitin e tij të parë në klub. Më parë e kishin bërë Krankël, Kuini, Romario dhe Ronaldo.

Paraqitja e shkëlqyer e Levës që në sezonin e tij të parë pritet të shpërblehet sezonin e ri.

Me largimin e treshes Pike-Buskets-Zhordi Alba, trajneri Ksavi Hernandez ka propozuar gradimin e polakut si një ndër katër kapitenët e Barcelonës për sezonin e ri.

Dy kapitenët e parë pritet të jenë Serxhi Roberto dhe Mark-Andre Ter Shtegen, ndërkaq, emrat e propozuar nga trajneri i Barcelonës janë dhe Robert Levandovski dhe Ronald Arauho.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco