'Nuk më pëlqen ky lloj futbolli', Benzema: Mjafton të bësh gola dhe konsiderohesh më i miri

'Nuk më pëlqen ky lloj futbolli', Benzema: Mjafton të bësh gola dhe konsiderohesh më i miri

11:18, 25/05/2023

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema “shpërthen” kundër vlerësimeve që jepen mbi futbollin e ditëve të sotme. Në një intervistë të fundit për France Football, 35-vjeçari theksoi se nuk i pëlqen fakti që dikush vlerësohet vetëm sepse shënon golin edhe nëse ka zhvilluar një ndeshje të dobët. Fituesi në fuqi i “Topit të Artë” shtoi se goli nuk është gjithçka në futboll, por duket se kritikët shohin vetëm këtë aspekt duke harruar edhe anën taktike, lëvizjet në fushë dhe shumë detaje të tjera.

 “U bë kohë që nuk shohim aspak se çfarë bën një lojtar në fushë, mjafton që dikush të shënojë golin dhe ditën tjetër ai konsiderohet si më i miri. Më ka ndodhur edhe mua një fenomen i tillë. Ka pasur ndeshje në të cilat nuk kam luajtur aspak mirë, por kam shënuar.

Menjëherë më pas shoh që vijnë elozhe dhe nuk më pëlqen diçka e tillë sepse nuk është vetëm goli gjithçka në futboll. Nuk më pëlqen më ky lloj futbolli dhe ky lloj vlerësimi”, u shpreh Benzema që edhe këtë sezon ishte golashënuesi më i mirë për Real Madrid falë 29 gola në 41 paraqitje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Los Blancos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco