VIDEO/ Mediat angleze kritikojnë Bellinghamin për gjestin ndaj Harry Kane

VIDEO/ Mediat angleze kritikojnë Bellinghamin për gjestin ndaj Harry Kane

14:30, 01/05/2024

Harry Kane ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të Bayern Munchen në barazimin ndaj Real Madridit 2-2 në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kane shënoi gol në ndeshjen e djeshme, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Para se ta godiste 11-të metërshin, sulmuesit anglez iu afrua bashkëkombësi i tij, Jude Bellingham, i cili i tha diçka tek veshi.

“Të them të drejtën nuk e di çfarë thotë. Unë isha shumë i fokusuar, por e vërejta që ai u afrua dhe thoshte diçka. Sigurisht që ishte diçka që të më largonte nga fokusi”, u përgjigj Kane.

Kjo situatë mori vëmendjen e shtypit anglez, të cilët kritikuan Bellinghamin.

Gazetat nxjerrin në pah joefektivitetin e strategjisë, madje “Mirror” thotë se lojtari i Real Madridit “u largua me vezë në fytyrë”, një shprehje angleze për situata fatkeqe, të sikletshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco