Titulli i 37-të u fitua pas nëntë vitesh, mesfushori i kombëtares shpallet kampion në Çeki

Titulli i 37-të u fitua pas nëntë vitesh, mesfushori i kombëtares shpallet kampion në Çeki

09:04, 24/05/2023

Qazim Laçi është shpallur mbrëmjen e së martës kampion në Çeki me skuadrën e Sparta Pragës. Skuadra ku aktivizohet mesfushori i kombëtares barazoi pa gola në transfertë naj Slovackos, një rezultat që i mjaftoi gjigandëve çek për të festuar titullin e 37-të në histori pas nëntë vitesh “thatësirë”.

Rrugëtimit drejt titullit, Laçi iu bashkua në merkaton e janarit teksa çekët e transferuan nga skuadra franceze e Ajaccio. 27-vjeçari numëron 16 paraqitje me fanellën e Sparta Pragës duke fituar rolin e protagonistit pavarësisht vështirësive të fillimit për t’u adaptuar në një kampionat të ri. Sezoni i ri pritet ta gjejë Laçin edhe më tepër të angazhuar me rekordmenët e Çekisë pasi përveç kampionatit, skuadra do të tentojë edhe kualifikimet në grupet e Champions League.

Me objektivin e arritur, tashmë vëmendja e Laçit kthehet nga kombëtarja aty ku mesfushori pritet të jetë mes të grumbulluarëve të trajnerit Sylvinho për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 në muajin qershor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco