Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

'Ata sipër vendosin klasifikimin', Allegri: Mungesë e theksuar respekti!

'Ata sipër vendosin klasifikimin', Allegri: Mungesë e theksuar respekti!

09:08, 23/05/2023

Juventus pësoi një tronditje të madhe pasi Prokuroria vendosi një penalizim prej 10 pikësh në dëm të bardhezinjve pas problemeve me plusvalencat. “Zonja e Vjetër” në këtë mënyrë e ka të vështirë t’ia dalë për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm, sidomos edhe pas disfatës 4-1 ndaj Empolit që erdhi vetëm pak orë pas dënimit.

Pas sfidës me Empolin, trajneri Massimiliano Allegri ishte i “xhindosur” me mënyrën si klubi u dënua, madje nuk munguan edhe akuzat nga livornezi i cili theksoi se ata sipër që marrin vendime, vendosin nga zyrat pozicionin e skuadrës në Serie A.

“Ata sipër vendosin se në çfarë vendi do të renditet Juventus, kjo është e gjithë historia. Por, në këtë pikë është e tepruar, ka një mungesë të theksuar respekti për njerëzit që punojnë çdo ditë për klubin.

Lojtarët e gjeten veten me 10 pikë më pak, 10 minuta para ndeshjes me Empolin. Është normale që u goditën psikologjikisht, ndikon edhe skualifikimi nga Sevilla në Europa League. I pashë djemtë në stërvitje dhe ata ishin “bosh”, shumë ndryshe nga herët e tjera”, u shpreh Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco