Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Shqipëria U-15 merr pjesë në turneun ndërkombëtar, zbardhet kalendari i ndeshjeve

Shqipëria U-15 merr pjesë në turneun ndërkombëtar, zbardhet kalendari i ndeshjeve

12:43, 18/05/2023

Shqipëria U-15 do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Josip Katalinski Skija” që do të zhvillohet në Bosnje – Hercegovinë në datat 23-26 maj 2023.

Ky është një turne tradicional që organizohet çdo vit nga Federata Boshnjake, teksa në këtë edicion do të marrë sërish pjesë edhe ekipi kombëtar U-15 i drejtuar nga trajneri Armand Damo.

Veç Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Malit të Zi dhe Arabisë Saudite si edhe ekipet e Beogradit U-15 dhe Sarajevës U-15.

Skuadrat janë të ndara në dy grupe, me nga tre ekipe, ku secila prej tyre do të zhvillojë nga dy ndeshje.

Shqipëria është pjesë e grupit A, së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Arabinë Saudite, ndërsa në grupin B gjenden tre ekipet e tjera, Mali i Zi, Beogradi dhe Sarajeva.

Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga Armand Dama do të luajnë ndeshjen e parë me Bosnje – Hercegovinën më 24 maj në ora 13:00 në qendrën stërvitore të Kombëtares së Bosnjes, ndërsa më 25 maj, kuqezinjtë do të përballen me Arabinë Saudite në ora 13:00.

Ndërkaq, më 26 maj do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera për vendin e tretë dhe vendin e pestë, si edhe finalja e madhe për vendin e parë.

Ekipet që dalin në krye të secilit grup do të luajnë për vendin e 1-2, skuadrat e renditura në vendet e dyta në grupet përkatëse do të luajnë për vendet 3-4, ndërsa ekipet që klasifikohen në fund të grupeve do të luajnë për vendet 5-6.

Kombëtarja U-15 do të nisë grumbullimin më 19 maj në Durrës, ndërsa më 21 maj, kombëtarja do të niset drejt Bosnje-Hercegovinës. Trajneri Dama do të bëjë publike listën me lojtarët e grumbulluar mëngjesin e së premtes.

Kalendari i ndeshjeve të turneut “JOSIP KATALHTUSKI SKUA 2023”

Beograd -Mal i Zi, ora 11:00, 23 maj, stadiumi “FC Mladost Doboj Kakanj” (Grupi B)

Bosnje-Hercegovinë – Arabi Saudite, ora 13:00, 23 maj, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’ (Grupi A)

Sarajevë- Beograd, ora 11:00, 24 maj, stadiumi “FC Mladost Doboj Kakanj” (Grupi B)

Bosnje-Hercegovinë – Shqipëri, ora 13:00, 24 maj, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’ (Grupi A)

Sarajevë vs Mal i Zi, ora 11:00, 25 maj, stadiumi “FC Mladost Doboj Kakanj” (Grupi B)

Arabi Saudite- Shqipëri, ora 13:00, 25 maj, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’ (Grupi A)

Ndeshja për vendin e pestë, ora 10:00, stadiumi ‘FC Mladost Doboj Kakanj’

Ndeshja për vendin e tretë, ora 10:00, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’

Finalja, ora 15:00, Qendra Stërvitore ‘NSFS BIH’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco