Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Barazimi në derbi, Colella i zhgënjyer: Mund të bënim më mirë, s’jam i kënaqur me paraqitjen

Barazimi në derbi, Colella i zhgënjyer: Mund të bënim më mirë, s’jam i kënaqur me paraqitjen

21:14, 17/05/2023

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për mediat pas barazimit në derbin përballë Tiranës.

“Mund të bënim më mirë për sa i përket paraqitjes. Nuk ishte një paraqitje e madhe sipas meje. Por, nuk është çudi të barazosh me Tiranën. Do ishte më mirë që të ishim më të gjallë, por gjëra që ndodhin, duke marrë në konsideratë edhe presionin që ka derbi.

Sipas meje është një nga paraqitjet më zhgënjyese që kemi bërë, por ndoshta ndikon edhe presioni. Pas golit u tërhoqëm shumë. kemi shpërdoruar disa topa, që mund ti menaxhonim më mirë dhe më pas erdhi goli i barazimit të Tiranës. Rezultati lidhet me paraqitjen, edhe unë nuk jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Mund të bënim shumë më mirë.

Arritëm të kalonim të parët në avantazh, por kur përballë ke një skuadër të fortë ndodh edhe kjo. Tirana ka një mentalitet dhe arrin që të përballojë presionin edhe me mungesat, edhe ne kemi luajtur më mirë kur kemi qenë me mungesa. Duhet të përgëzoj kundërshtarët që kanë bërë një paraqitje të mirë dhe e kanë merituar pikën e marrë”, ka thënë Colella për OverSport. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco