Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari

Superiore/ Përfundojnë katër sfida, triumfojnë Kukësi dhe Vllaznia

Superiore/ Përfundojnë katër sfida, triumfojnë Kukësi dhe Vllaznia

17:16, 17/05/2023

Kanë përfunduar 4 nga 5 takimet e ditës së sotme, të vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore.

Sfida më e fortë ishte ajo mes Vllaznisë dhe Teutës, ku shkodranët arritën të fitonin me rezultatin minimal 1-0 ndaj durrsakëve, duke rrëmbyer tri pikë shumë të vlefshme.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 12’ nga Çoba, i cili kaloi ekipin e tij në avantazh dhe u dhuroi fitoren vendasve.

Pas raundit të 33-të Vllaznia ngjitet në vend të katërt me 46 pikë, teksa Teuta qëndron në vend të gjashtë me 42 pikë.

Kukësi mori fitoren e madhe 3-0 në shtëpi ndaj Laçit, tri pikë këto shumë të vlefshme për mbijetesën e “verilindorëve”.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, por me tentativat që u bënë nga të dyja ekipet.

U desh minuta e 59’ që Ndreca ta dërgonte topin në rrjetë dhe t’i jepte avantazhin vendasve.

Më pas në minutën e 87’ Barbosa do të dyfishonte rezultatin e “verilindorëve”, teksa në minutën e 90+2’ po ai do të gjente rrjetën, duke realizuar golin e tretë për Kukësin dhe duke vulosur sfidën.

Pas kësaj përballjeje, Kukësi renditet në vend të shtatë me 40 pikë, teksa Laçi në vend të pestë me 44 pikë.

Egnatia ngec në transfertë e Kastriotit, ndërsa u mund në stadiumin e Kamzës me rezultatin 1-0.

Rrogozhinasit mbetën me një lojtar më pak që në pjesën e parë, pas ndëshkimit të Malotës me karton të kuq.

Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 80’, minutë në të cilën Greca realizoi golin e avantazhit dhe të fitores për krutanët.

Pas këtij raundi, Kastrioti qëndron në vend të fundit me 35 pikë, teksa Egnatia qëndron në vend të tretë me 49 pikë.

Bylisi merr fitoren 1-2 në transfertën e Erzenit. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh minuta e 59’ që të zhbllokohej sfida.

Kacorri gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi ballshiotët në avantazh pas rreth një ore lojë.

Shijakasit tentuan të reagonin dhe në minutën e 79’ Alan Calbergue gjeti rrugën drejt rrjetës, duke u dhënë barazimin vendasve.

Megjithatë miqtë nuk u ndalën dhe në minutën e 85’ Kacorri do të rikthente Bylisin në avantazh, duke realizuar dopietë.

 

Pas javës së 33-të Erzeni renditet në vendin e tetë me 39 pikë, teksa Bylisi në vendin e nëntë me 36 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco