Bayern Munich luan këtë javë një ndeshje shumë delikate ndaj Lajpcig, atë që cilësohet si pengesa më e madhe në rrugën drejt titullit kampion të radhës. Por sipas asaj që ka mësuar “Bild”, skuadra e Bayernit do ta luajë këtë sfidë duke prishur një traditë që zgjat prej 5 dekadash e gjysmë.
Ekipi pritet të veshë fanellat e sezonit të ardhshëm në këtë duel dhe skuadra do të luajë për herë të parë prej shumë kohësh si pritëse me një fanellë të bardhë. Sipas saj që është publikuar në faqen e njohur “Footy Headlines”, ekipi në sezonin e ardhshëm do të mbajë fanella të bardha me mëngë të kuqe.
Ngjyra e fanellës së parë në fakt ka qenë prej dekadash e kuqe, një rregull i pashkruar që do të prishet këtë të shtunë për herë të parë që nga fundi i viteve ’60.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: