Trajneri i Baselit i del në krah Xhakës: Ai është shembull, të gjithë njerëzit bëjnë gabime  ​

Trajneri i Baselit i del në krah Xhakës: Ai është shembull, të gjithë njerëzit bëjnë gabime ​

16:25, 11/05/2023

Trajneri i Baselit, Heiko Vogel i ka dalë në mbështetje mesfushorit shqiptar, Taulant Xhakës pasi ky i fundit po përballet me kritika të mëdha në kohën kur bëri një veprim josportiv gjatë derbit zviceran kundër Zurich.

Xhaka goditi me kokë në gjoks kundërshtarin e tij te Zurich, Nicola Katiniq, goditje e cila u konsiderua me atë të famshmen e Zidane në Botërorin e vitit 2006 kundër Italisë në finale.

“Xhaka është një shembull i mirë, pasi mundohet t’i drejtojë dhe menaxhojë shokët e skuadrës në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Ai është një lojtar emocional dhe është e pafalshme ajo që e bëri. Ai e di këtë, por është njeri dhe të gjithë bëjnë gabime”, deklaroi trajneri i Baselit, Heiko Vogel, njofton Blick, transmeton lajmi.net.

32-vjeçari u dënua me tetë ndeshje moslojë nga Federata e Futbollit e Zvicrës për shkak të atij veprimi.

Xhaka është pjesë e ekipit të parë të Baselit që nga viti 2013, ndërsa edhe më parë ishte pjesë e grupmoshave të reja të gjigantit zviceran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco