Nëse fitojnë Champions League, Premier League dhe FA Cup, City do të sigurojë fitime të mëdha

Nëse fitojnë Champions League, Premier League dhe FA Cup, City do të sigurojë fitime të mëdha

15:33, 11/05/2023

Edhe pse po i afrohemi mesit të majit, futbollistët e Manchester Cityt janë ende në garë për të fituar të tre trofetë e mundshëm: Champions League, Premier League angleze, si dhe FA Cup.

Dy ditë më parë, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, Qytetarët barazuan 1-1 me Realin në Madrid, ndaj të mërkurën do të kenë mundësinë të konfirmojnë vendin në finalen e madhe që do të luhet në Stamboll, para fansave të tyre.

Ata kanë gjithçka në duart e tyre në Premier Ligën angleze. Janë kryesues me 82 pikë dhe kanë një më shumë se Arsenali, ndaj të cilit kanë luajtur një ndeshje më pak.

Deri në fund të kampionatit City do të përballet me Everton, Chelsea, Brighton dhe Brentford dhe vështirë të besohet se do t'i lejojnë vetes luksin të "rrëshqasin" dhe të heqin titullin edhe këtë vit.

Më 3 qershor, skuadra e Pep Guardiolës do të përballet me finalen e FA Cup kundër rivalëve të qytetit, Manchester United. Do të jetë ndeshja e fundit e sezonit dhe një mundësi e shkëlqyer për të kurorëzuar vitin me një trofe të tretë.

Nëse ia dalin, në llogarinë e Manchester Cityt do të derdhen afërsisht 330 milionë euro

Titulli i Premier League sjell 190 milionë euro, trofeu i Champions League të bën më të pasur me rreth 130 milionë euro, ndërsa FA Cup sjell 4.5 milionë euro.

Të ardhurat nuk mbarojnë me kaq, pasi kampioni i Europës garon edhe në Kampionatin Botëror të Klubeve në fund të vitit, fitimi i të cilit kushton rreth 58 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco