Perez jep dritën jeshile për planin e ri 'galaktik', Real Madrid transferon Kylian Mbappe këtë verë

Perez jep dritën jeshile për planin e ri 'galaktik', Real Madrid transferon Kylian Mbappe këtë verë

13:33, 11/05/2023

Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga PSG gjatë verës, edhe pse ka kontratë me skuadrën e Ligue 1 deri në verën e vitit 2025 dhe Real Madridi po bën gjithçka që është e mundur për të transferuar sulmuesin francez.

Zyrtarët e Real Madrid kanë bërë planet e tyre për merkaton e verës, me Kylian Mbappe dhe lojtarin 19-vjeçar të Borussia Dortmundit Jude Bellingham në krye të listës së Florentino Perez.

Gazetarët spanjollë të AS.com bëjnë të ditur se “galaktikët” duan të sjellin në “Santiago Bernabeu” Kylian Mbappe. Spanjollët duan të përfitojnë nga fakti që atmosfera në PSG është e tensionuar dhe kanë përgatitur 222 milionë euro për futbollistin 24 vjeçar. Nëse transferimi nuk mund të përfundojë në verë, atëherë Real Madridi mund ta transferojë atë në verën e vitit 2024, kur francezi mund të prishë kontratën e tij me skuadrën e Ligue 1.

Një tjetër lojtar që pritet t'i bashkohet Real Madridit përkrah Kylian Mbappe është Jude Bellingham, 19-vjeçari i Borussia Dortmund. Ai do t’i bashkohej klubit madrilen në këmbim të shumës prej 150 milionë eurosh.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco