‘Në stërvitje jemi argëtuar’, Allegri: Ndaj Sevillas na duhet edhe ndihma e stolit

‘Në stërvitje jemi argëtuar’, Allegri: Ndaj Sevillas na duhet edhe ndihma e stolit

12:46, 11/05/2023

Juventus-Sevilla është padyshim një sfidë për t’u mos u humbur në Europa League. Dy skuadrat më traditë të madhe në “Kontinentin e Vjetër” do të përplasen në gjysmëfinalen e Europa League, me takimin e parë që do të zhvillohet në Torino. Në prag të super sfidës ka folur dhe trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri, me teknikun italian që vlerësoi eksperiencën e Sevillas në këtë turne dhe që për të kaluar më tutje u shpreh se skuadrës së tij do t’i duhet ndeshja perfekte.

”Sevilla e ka fituar Europa Leaguen katër herë, ata kanë një eksperiencë të madhe dhe nuk dorëzohen kurrë. Do të na duhet një ndeshje perfekte. Jemi maturuar shumë gjatë këtij viti, për shkak të problemeve të shumta që kemi kaluar. Kanë mbetur dhe katër ndeshje nga fundi i kampionatit, si dhe dy ndeshjet gjysmëfinale. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, të japim gjithçka dhe të shohim se deri ku mund të shkojmë”, theksoi Allegri.

Më tej, 55-vjecari vijoi dhe tha se për takimin ndaj Sevillas e gjithë skuadra është e rëndësishme, edhe ata që do të jenë në stol, ndërsa në fund shtoi se entuziazmi i ditëve të fundit ka qenë mjaft i pranishëm brenda grupit.

”Çdo lojtar i skuadrës ka rëndësi në këtë ndeshje, edhe ato që do ta nisin nga stoli, njësoj si në Bergamo. Duhet të shfaqim të njejtën vendosmëri si në ndeshjet e fundit, duke respektuar kundërshtarin dhe duke nxjerrë në pah pikat e tyre të dobëta. Seancat e fundit stërvitore kanë qenë mjaft argëtuese dhe entuziazmi ka qenë shumë i lartë”, përfundoi Massimiliano Allegri.

Sfidën gjysmëfinale të Europa League do të keni mundësi ta ndiqni të enjtën, duke filluar nga ora 21:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco