Bale pranë rikthimit në futbollin e luajtur? Menaxheri i tij tregon të vërtetën

Bale pranë rikthimit në futbollin e luajtur? Menaxheri i tij tregon të vërtetën

11:23, 11/05/2023

Gareth Bale nuk do t’i rikthehet futbollit të luajtur. Zërat që e bënin ish-futbollistin e Uellsit pjesë të Wrexham (e kishte pohuar një nga pronarët e këtij klubi) i ka hedhur poshtë, Jonathan Barnett, menaxher i Bale.

“Gareth, dëgjo, je një djalë i ri dhe ke pjesën tjetër të jetës për të jetuar ku të duash, si të duash. Nëse mund të ktheheshit për një vit të fundit të lavdisë… Më telefononi,” kishte deklaruar Rob McElhenney,

Megjithatë, Barnett e ka sqaruar shumë shpejt çështjen, duke u shprehur se klienti i tij thjesht “nuk dëshiron të luajë më futboll”.

“Ai është i kënaqur nga ofertat, por ato nuk janë reale. Ai po kalon një jetë të mrekullueshme për momentin. Ndoshta ka qenë futbollisti më i mirë britanik në histori. Ai është me familjen e tij, që është gjëja më e rëndësishme. Po kalon shumë kohë me fëmijët e tij dhe kjo është ajo që ai dëshiron të bëjë.

Tani ai po bën një pushim të merituar. Ata (Reynolds dhe McElhenney) nuk më kanë telefonuar në fakt. Mund të kenë biseduar me Gareth, por Gareth nuk dëshiron të luajë më futboll. Ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer dhe e ka shijuar atë, por tani ai po kalon një jetë të mrekullueshme”, vijoi shpjegimi i tij menaxheri i uellsianit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco