Conference League/ Një futbollist shqiptar kërkon finalen, mësoni dy sfidat e sotme

Conference League/ Një futbollist shqiptar kërkon finalen, mësoni dy sfidat e sotme

10:54, 11/05/2023

Conference League rikthehet sot me dy ndeshje shumë të rëndësishme për fazën gjysmëfinale.

Fiorentina do të presë në shtëpi Basel-in, ku dy skuadrat do të provojnë të rikthehen në finalen e një kompeticioni europian pas shumë vitesh por përballë do të kenë Basel-in e Taulant Xhakës që këtë sezon kanë treguar një nivel mjaft të lartë.

Ndeshja tjetër është ajo në Angli mes West Ham dhe AZ Alkmar. Anglezët kërkojnë finalen e Pragës përballë një skuadre që ka bërë mirë në sezonet e fundit në Europë. Ndeshjet e kthimit, do të luhen një javë më vonë ndërsa finalja e madhe do të luhet në Pragë në datën 7 qershor.

NDESHJET:

21:00 FIORENTINA – BASEL

21:00 WEST HAM – AZ ALKMAR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco