Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Vieri: Interi është në formë më të mirë se Milani dhe ka një skuadër më të fortë

Vieri: Interi është në formë më të mirë se Milani dhe ka një skuadër më të fortë

15:05, 09/05/2023

Ish-sulmuesi i Interit, Christian Vieri beson se zikaltërit janë në një pozitë më të mirë se kuqezinjtë përpara ndeshjes së tyre gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Pasi Interi dominoi kundër Lazios, Hellas Veronës dhe Romës në tre ndeshjet e fundit, Vieri beson se skuadra e trajnerit Simone Inzaghi është në formë më të mirë se Milani, që gjithashtu mundi relativisht lehtë Lazion fundjavën e kaluar, por barazoi me Romën dhe Cremonese në dy ndeshjet e luajtura më parë.

"Interi vjen nga një formë më e mirë. Tre ndeshje, nëntë pikë, 11 gola të shënuar, janë në formë të mirë. Por a do të kemi Milanin që pothuajse humbi ndaj Cremonese apo atë që mundi lehtësisht Lazion? Interi është më i mirë sepse ka një skuadër më të fortë, duke filluar nga sulmi. Teorikisht nuk mund të humbasin me askënd”, tha Vieri.

Mungesa e mundshme e sulmuesit të Milanit, Rafael Leao, mund të jetë një goditje e rëndë për kuqezinjtë.

"Kjo do t'i hiqte 50 për qind të forcës së Milanit, pak a shumë. Ai dhe Theo janë lojtarët që i japin Milanit një kthesë, veçanërisht në ndeshje si kjo. Leao është një lojtar që ka aftësinë të ndryshojë lojën vetë", shtoi ish-bomberi italian.

Ai beson se Lautaro Martinez mund të jetë çelësi i suksesit të Interit në dyshen me Milanin.

"Faktet flasin vetë. Ai fitoi Kupën e Botës, shënoi 23 gola për ta në Serie A. Shënon gola sa herë që luan. Leao ka pasur ulje dhe ngritje, por së fundmi ai ka dhënë atë që pritet prej tij", përfundoi Vieri.

Ndeshja Milan – Inter do të luhet më 10 maj në orën 21:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco