Largohet pas 36 vitesh presidenti i Lyonit

Largohet pas 36 vitesh presidenti i Lyonit

15:53, 08/05/2023

Jean-Michel Aulas largohet nga presidenca e Olympique Lyonnais (OL) pas 36 vitesh në krye të klubit francez dhe do të zëvendësohet nga biznesmeni amerikan, John Textor, njoftoi klubi francez këtë të hënë.

Vendimi është marrë më 5 maj gjatë një mbledhjeje të bordit drejtues të klubit, në krye të të cilit është Textor, aksioneri aktual i shumicës.

“Z. Jean-Michel Aulas do të emërohet president nderi,” detajoi gjithashtu klubi nga Lyoni në një deklaratë për mediet.

Gjatë presidencës së tij të gjatë, OL fitoi 50 trofe mes ekipeve të femrave dhe meshkujve.

“OL është i kënaqur që mund të vazhdojë të përfitojë nga përvoja dhe udhëzimet e z. Jean-Michel Aulas. Të gjithë palët e interesuara i janë mirënjohës atij për angazhimin dhe aftësitë drejtuese, të cilat i kanë mundësuar klubit të bëhet një fuqi në futbollin evropian, si në kategorinë e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave”, vijohet në deklaratën e klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco