Incidenti në NBA/ Basketbollisti serb bën gjestin e shëmtuar ndaj pronarit të kundërshtarëve

Incidenti në NBA/ Basketbollisti serb bën gjestin e shëmtuar ndaj pronarit të kundërshtarëve

13:47, 08/05/2023

Përballja e play off-it mes Denver Nuggets dhe Phoenix Suns (Nuggets thelluan diferencën e serisë në 2-0) në NBA ofroi një episod të pazakontë gjatë periodës së dytë.

Një nga lojtarët e Suns përfundoi te spektatorët në përpjekje për të arritur topin që po dilte jashtë vijave të fushës.

Në këtë moment, basketbollisti serb, Nikola Jokic, shkoi të merrte topin për të rinisur shpejt lojën.

Ai shtyn me bërryl një person për t’ia tërhequr me forcë topin tifozit që e mbante në duar.

Në fakt, personi ndaj të cilit kreu veprimin ishte vetë pronari i Phoenix Suns, Mat Ishbia.

Reagimi i tifozëve në radhët e para, por edhe i basketbollistëve të Suns, ishte i menjëhershëm.

Jokic ia hodhi vetëm me një faull teknik, ndërsa pas ndeshjes u justifikua se veprimi i tij ndodhi pas “tifozi” e kishte shtyrë i pari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco