Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rrëfimi tronditës i ish-lojtarit të Barcelonës: Zemra ime ka vdekur 45%

Rrëfimi tronditës i ish-lojtarit të Barcelonës: Zemra ime ka vdekur 45%

11:20, 08/05/2023

Marc Overmars, në një moment të vështirë të jetës së tij. Ish-lojtari holandez ka dashur të përcjellë për shtypin situatën delikate që po kalon pas goditjes në tru që pësoi në dhjetor.

Për herë të parë pas ngjarjes ai ka dashur të tregojë në vetën e parë problemet shëndetësore që e shqetësojnë.

“Më duhet të marr frymë me vështirë kur flas dhe duhet energji për të qëndruar i fokusuar. Zemra ime ka vdekur 45%. Por nuk duhet t’ju vijë keq për mua. Jam një njeri i lumtur, vetëm se duhet të shpërndaj energjinë time sa më mirë”, ka siguruar ish-lojtari i Ajaxit, Barcelonës dhe Arsenalit në një intervistë për “Het LaatsteNieuws”.

Overmars është ende aktiv. Pas largimit nga Ajaxi, ai mori postin e drejtorit sportiv në Royal Antwerp FC në ligën belge, ku qëndroi më shumë se një vit.

“Nëse ka pika apo takime të rëndësishme në rendin e ditës, unë fokusohem në to. Mund të shërohem të nesërmen. Më mirë të vdes këtu, sesa të mos bëj asgjë”, thotë ish-lojtari holandez, tashmë 50 vjeç.

Overmars kanë përjetuar ndryshime të mëdha kohët e fundit. Ai u akuzua për ngacmim seksual në vitin 2022 dhe kjo çoi në largimin e tij të papritur nga Ajaxi.

“I ka kaluar kufijtë”, ishte arsyeja bindëse që u pranua nga drejtuesit më të lartë të klubit. Overmas pa të fundosej karriera e tij.

Megjithatë, muaj më vonë Antwerpi i dha një shans. Ai e bëri kërkoi ta shfrytëzonte, i shoqëruar nga Mark Van Bommel, trajneri i skuadrës.

Fantazmat u kthyen, pasi sponsorët nuk ishin shumë të kënaqur me këtë emërim në klub.

Overmars, edhe pse shumë më i dobët fizikisht vazhdon të japë gjithçka në Belgjikë.

Pak ditë më pare, Antwerpi fitoi Kupën e Belgjikës pas vitesh thatësirë. Tani ai ëndërron triumfin në Jupiler Pro League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco