Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Legjionarët/ Uzuni gjen rrjetën me Granadën, Bajrami ‘i vogël’ realizon golin e dytë me Benfica B

Legjionarët/ Uzuni gjen rrjetën me Granadën, Bajrami ‘i vogël’ realizon golin e dytë me Benfica B

10:34, 08/05/2023

Kur kanë mbetur vetëm pak javë nga përfundimi i kampionateve në Europë, legjionarët kuqezi vijojnë të japin më të mirën e tyre, duke qenë kështu gati edhe për sfidat e radhës me Kombëtaren në kualifikueset e kampionatit europian ‘Gjermani 2024’, që do të luhen në muajin qershor.

Kjo fundjavë që sapo lamë pas ka folur shqip në katër kampionate kryesore europiane, atë spanjoll, portugez, italian e danez, ku dy prej futbollistëve tanë shqiptarë kanë tundur rrjetat me skuadrat përkatëse.

Sulmuesi Myrto Uzuni është rikthyer te goli. Djaloshi shqiptar fitoi një penallti për Granadën, teksa ishte po ai që e shndërroi në gol, duke e çuar në 22 numrin e golave të shënuar në këtë kampionat.

Uzuni është lojtari shqiptar më i vlerësuar i kësaj jave nga uebsajti i specializuar për statistika, Sofascore me notën 7.6. 

Adrian Bajrami, mbrojtësi shqiptar i cili luan në radhët e ekipit të dytë të Benfica B gjeti golin e dytë për këtë sezon.

Dy futbollistët e tjerë kuqezi, Frederic Veseli dhe Arbnor Mucolli ishin gjithashtu protagonistë në ekipet e tyre me asistet. Për skuadrën e Veselit, asisti për gol nuk mjaftoi, në takimin që Benevento kishte me Cittadella-n e Elhan Kastratit.

Ndërkaq, nga këmbët e Mucollit erdhi edhe goli i vetëm i sfidës, me Kirkegard që realizon dhe së bashku me mesfushorin kuqezi i japin tre pikë me vlerë Vejles në kampionatin danez.

Minuta pati edhe për lojtarët e tjerë të Kombëtares, të cilët më së shumti i kanë nisur takimet e kësaj jave si titullarë, që nga Qazim Laçi te Sparta Praga, tek Elseid Hysaj (Lazio), Berat Gjimshiti (Atalanta), Ylber Ramadani (Abeerden), Amir Abrashi (Grasshopper Club Zürich), Lindon Selahi (Rijeka), Taulant Seferi (Vorskla Poltava) e Jasir Asani (Gwangju FC).

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco