Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Formula 1: Dominon Red Bull, Verstappen fiton në Miami

Formula 1: Dominon Red Bull, Verstappen fiton në Miami

10:11, 08/05/2023

Max Verstappen triumfoi në Çmimin e Madh të Miamit në Formula 1 dhe e thellon në 14 pikë diferencë në renditjen e përgjithshme me shokun e tij të skuadrës Sergio Perez, i cili e kaloi i dyti vijën e finish.

Një garë e dominuar nga pilotët e skuadrës Red Bull.

Pavarësisht se holandezi e nisi nga vendi i nëntë, ai mundi të ngjitej në shkallën më të lartë të podiumit falë një rikuperimi spektakolar, që vërteton edhe një herë epërsinë çarmatosëse të njëvendëshes austriake në këtë sezon.

Për herë të katërt në pesë gara Fernando Alonso përfundoi në vendin e 3-të me Aston Martin.

Nga ana tjetër, një garë shumë e komplikuar për dy pilotët e Ferrarit: Sainz përfundoi në vendin e 5-të pas Mercedes-it të Russell-it, ndërsa Leclerc në vendin e 7-të pas Hamiltonit.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco